Nga Farka, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh se pazari mes Rithemelimit dhe Edi Ramës u bë për të ruajtur kushtetutën e vitit 2008 dhe ruajtjen e listave të mbllura, dhe të ruajnë kontrollin politik.
Një gjë e tillë, sipas Bashës, bëhet për interesa të pak njerëzve dhe është në dëm të të gjithë shqiptarëve.
“Pse shqiptaret duhet të jenë të lumtur me këtë Pazar? Përkundrazi, për turpin e tyre po pranojnë të kthehen në një fasadë për Edi Ramën që të ruajnë kushtetutën e 2008-ës dhe të ruajnë listat e mbyllura, dhe të ruajnë kontrollin politik së bashku me atë tjetrin dhe në këtë mënyrë të sigurojnë një monopol politik për veten e tyre. i kanë të qarta gjërat, Edi Rama do të vazhdojë i pashqetësuar pushtetin. Ky tjetri gëzohet me shpresën e vakët dhe të reme, se po e konsideron partner. Ndërsa këta të tjerët thonë 2025-sa iku, të kapim një karrige me votat e plakut se pastaj s’dihet se çfarë ndodh me plakun.” – tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.