Basha: PD do nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit organizojmë një Kuvend programor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Kjo javë të moderatores Nisida Tufa në News24, foli për disa çështje që lidhen me situatën politike aktuale.

Basha deklaroi se PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Ai shtoi se PD brenda majit Partia Demokratike zyrtare do organizojë një Kuvend programor.

“PD do të nisë evidentimin e kandidatëve për deputetë. Brenda majit do organizojmë një Kuvend programor, ku do të shpalosim programin politik dhe qeverisës të PD-së.
Vendimmarrjet e PD-së janë udhëhequr gjithmonë nga interesi publik. Beteja jonë nuk është e lehtë. Ikja e shumë njerëzve lidhet me faktin se ka persona që ndjekin interesa të tyre dhe nuk duan të ndjejnë përgjegjësi mbi supet e tyre. Ne jemi koherent si PD zyrtare. Ne nuk bëjmë diçka për karriget tona, por ne besojmë tek interesi i shqiptarëve. Dera është e hapur për këdo që reflekton.”

Exit mobile version