Basha: PD ka vetëm një kundërshtar, aleancën e krimit

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi dje në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së PD. Ai deklaroi në një postim në Facebook se i vetmi kundështar i PD është aleanca e krimit. “PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve” tha Basha.

Exit mobile version