Basha u shpreh nga Shkodra se, edhe sot, ashtu si në komunizëm, po ndiqet i njëjti model nga Partia Socialiste.
“Jam këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.
Zotimi është i imi dhe i PD, për ta çuar deri në fund!
E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çeshtjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!
Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër 35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që i shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa”, u shpreh Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Shkodër ku mori pjesë në inagurimin e Memorialit të vikimave të regjimit komunist
Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj.
Një memorial që lartëson realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u internuan e u vranë.