Meqë ndërkohë zhvillohet edhe Komisioni për Inceneratorët, ka një informacion, këtu ka ekzistuar një landfill, Landfilli I Durrësit. Është mbyllur dhe është kaluar një vendim që 10 milionë euro të taksave të durrësakëve të shkojnë në të ashtuquajturin Inceneratorin e Tiranës që në fakt është landfili i Tiranës, ju e keni parë që s’ka incenerator. Pra, me një llogari në më pak se një orë na dolën vetëm me dy fera me Veliajn, 7 milionë të shpenzuara, kërkokan edhe 2.5 milionë të tjera dhe 10 milionë i kanë kaluar landfillit të Tiranës dhe e kanë mbylluar landfillin e Durrësit. 20 milionë euro, janë taksa të qytetarëve durrësakë të cilët duhej t’i administronte bashkia e Durrësit për qytetarët durrësakë. Pastaj të ndahemi, s’ka rëndësi. Mund të bëjmë betejë me qytetarët, le të thonë socialistët nëse i qëndrjnë besnk programit të tyre në qoftë se këto 20 milionë euro duhet t’ua mbajnë famijeve të papuna e le të themi ne që këto 20 milionë euro do t’i përdorim për të zhvilluar ekonominë që familjet e papuna të mos ngelen të papuna, por të ketë të paktën një famijar të punësuar. Le të debatojmë por jo kështu. Të zhdukësh, të gllabërosh 20 milionë euro ti, njërën ta bëj velierë e tjetrën ta djegësh në landfillin e Veliajt dhe s’shkojnë as për të djathtët as për të majtët ato para.
Kryesore
Continue to the categoryNga Besart Logu: Mesazhi që përcolli vendimi i Gjykatës Kushtetuese!
Nga Besart Logu
Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës, ishte dikush tjetër më i intetesuar se vetë...