Basha për dorëheqjen e Haradinajt: Vuri Atdheun mbi gjithçka, askush s’e përdhos dot UÇK-në!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim në Twitter ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ka mbështetur qëndrimin e tij.

Postimi Bashës

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija.

Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.‘Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Artikulli paraprakMomenti kur Haradinaj shpalli dorëheqjen befasuese
Artikulli tjetërBerisha: Ramushi, akt shtetar dinjitoz! I bëj thirrje kombit shqiptar të ngrihet kundër coptimit të Kosovës