Kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në facebook, foto nga Kuvendet Zgjedhore të degëve të PD në Divjakë, Bulqizë dhe Mat.
“Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë.” – shkruan Basha.
Më poshtë postimi i plotë:
Ndërkohë që kundërshtarët tanë politikë janë në garë me njëri-tjetrin se kush do paraqitet i pari para drejtësisë, Partia Demokratike e Shqipërisë ecën e sigurt me njerëzit e duhur, pa pengjet e së kaluarës dhe me vizionin e nevojshëm për të bërë ndryshimin që shqiptarët presin.
Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore të degës Divjakë – Julian Gjini, Bulqizë – Edmond Isaku dhe Mat – Arjan Lika!
Vetëm një PD që bëhet zëri i qytetarëve, është zgjidhja e duhur për Shqipërinë!