Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK.
Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës.