Basha përballë këtij pushteti!

Nga Alban Daci

Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale dhe opozitare e Pushtetit. Lulzim Basha është kryetari i Opozitës dhe kandidati i vetëm për Kryeministër. Partia Demokratike nuk është parti e krijuar në prag zgjedhjesh për t’i sherbyer pushtetit ose individëve të caktuar që gjithë jetën e kanë ndërtuar duke perdorur politikën për privilegje e për pushtet personal.

Partia Demokratike është parti e kauzave të mëdha që nuk ishte pasojë e pluralizmit politik, por që i parapriu dhe e realizoj pluralizmin politik. Kundërshtari më i fortë i ketij Pushteti me orientim të qartë despotik është Lulzim Basha, i cili me stilin e tij të natyrshëm Perëndimor bën diferencën duke mos rënë pre dhe duke mos pasur asnjë ngjashmëri me këtë pushtet. Ky pushtet shëmbëlltyrë ka Propagandën e ndërsa Basha ka të vërtetën.

Ky pushtet është i kapur nga oligarkë e grupe të caktuara edhe ndoshta kriminale që Shqipërinë duan ta bëjnë pronë private sikur tua kishte lënë baba e ndërsa Basha kërkon të ballafaqoj të vërtetën me qytetarët e Shqipërinë tua kthejë shqiptarëve. Ky pushtet ka kapur mediat e ndërsa Basha lufton për të vërtetën dhe për fjalën e lirë.

Ky pushtet kërkon të zhdukë pavarësinë, ndarjen e kontrollin e pushteteve e ndërsa Basha është për të rikthyer rendin Kushtetues. Ky pushtet ka mision ta largoj Shqipërinë nga Europa për ta futur në grupin e vendeve despotike e ndërsa Basha është simboli e garancia e anëtarësimit në Nato dhe i liberalizimit të vizave.

Ky pushtet sulmon Bashën dhe kërkon ta indetifikoj në armiqësi me Kosovën e ndërkohë Basha ishte Ministri i Rrugës së Kombit e kjo Qeveri është ajo e traut. E di se jetojmë në një periudhë ku shqiptarët janë të zhveshur nga çdo e drejtë, por vetëdija e shqiptarëve për të vendosur për vetën e tyre po rritet çdo ditë derisa do të vij dita e një përgjigje plebishitare e kjo do të jetë 25 prilli.

Shqiptarët gjatë historisë në momentin që janë dukur si të nënshtruar e të dorezuar kanë gjetur forcën për tu ngritur dhe për të bërë historinë. Sa më shumë sulmohet Basha në cilësinë e liderit të Opozitës nga ky pushtet, aq më i dukshëm bëhet fakti, se Basha jo vetëm është alternativa e vendit, por edhe rreziku real i këtij pushteti që duket se tashmë ka arritur çdo gjë. Në çdo ligj, qoftë edhe në natyrë, pas një ngopje apo maksimalizimi fillon edhe rënia. Prandaj, ky pushtet ka arritur maksimumin e abuzimit të tij ndaj shqiptarëve e tashmë nuk ka opsion tjetër veçse rënia.

Exit mobile version