Basha: Përballja me korrupsionin, prioritet imediat. Do kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore për abuzimin me fondet IPARD dhe inestitorët strategjik

Makiazhet që i bëhen qeverisë së Edi Ramës nuk e fshehin dot të vërtetën që sot shqiptarët kanë një qeverisje të korruptuar e që shpërdoron taksat e tyre. Kjo keqbërje cdo ditë e më shumë po kap për fyti ekonominë shqiptare.

Pasi kapi cdo institucion dhe ka nënshtruar qeverinë e vendin tek oligarkët klientelë dhe koncensionet, tani kanë marrë yryshin të rrisë barrën tatimore dhe pagesave të tjera të detyrueshme ndaj çdo familjeje e biznesi.
Me këtë qeverisje vendi po rrëshqet çdo ditë e më shumë në ekonominë e centralizuar të oligarkëve dhe koncesioneve, duke shpartalluar çdo ditë e më shumë lirinë ekonomike dhe ekonominë e tregut.
Pas mashtrimit që u bëri bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarve, të cilët shumë shpejt do të përballen me faturë taksash më të lartë; pas mashtrimit publik që bëri mazhoranca me nevojën për rritjen e pagave në sektorin publik, por që përfundoi në rritje shumëfish vetëm të pagave për qeveritarë e deputetë dhe jo për masën e madhe të punonjësit publik, si mjekë e arsimtarë; qeveria ka planifikuar të tjera taksa e pagesa shtesë për të rënduar më tej buxhetet familjare dhe të bizneseve.

Rritja e taksës mbi pasurinë e paluajtshme dhe i ashtuquajturi prim për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, pavarësisht se në dukje nuk kanë lidhje me njëri-tjetrit, në fakt kanë të njëjtin qëllim: të marrin më shumë para nga familjet dhe bizneset për të mbushur arkat e bashkive dhe të qeverisë për shpërdorime të reja.
Rritjet e vijueshme të barrëve tatimore mbi pronat e qytetarëve dhe bizneseve synojnë të godasin përmes mekanizmash tatimorë aftësitë e çdo shqiptari për t’iu gëzuar pronës së tij.

Përballja me korrupsionin është prioritet imediat, për këtë ne do të kërkojmë ngritjen e komisioneve hetimore për abuzimin me fondet IPARD dhe inestitorët strategjik.

Ne kemi shfaqur një vullnet të qartë politik në mbështetjen tonë pa kushte ndaj SPAK, e inukurajojmë të çojë përpara me vendosmëri punën e tij, shqiptarët presin dhe meritojnë drejtësi.

Artikulli paraprakDeklarata e Partisë Demokratike Dega Kukës
Artikulli tjetërBasha përkujton Kryengritjen e Postribës: Lëvizja e parë anti-komuniste në Shqipëri që na udhëheq për t’u përballur me padrejtësitë