Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Partia Demokratike ka përcaktuar strategjinë që do të ndjekë gjatë seancës së nesërme parlamentare, ku krahas paraqitjes së programit të qeverisë dhe debatit, do të votohet edhe për përbërjen e kabinetit qeveritar “Rama3”.
Në mbledhjen e Grupit është vendosur që deputetët e opozitës të mos bëjnë asnjë pyetje lidhur me programin e Qeverisë, ndèrsa diskutimet e tyre t´i përqëndrojnë në çështjet e rendit dhe sigurisë, rindërtimin dhe menaxhimin e pandemisë.
Raportohet se për këto 3 çështje, deputetët e opozitës do të venë theksin në dështimet e Qeverisë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku krahas kryetarit të PD, Lulzim Basha si dhe nënkryetarëve, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku e Grida Duma, ishin edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka.
Në mbledhje raportohet se kanë munguar deputetët Flamur Noka dhe Tritan Shehu, që janë deklarua si mbështetës të Berishës.