Basha thotë se ngjarja e fundit tregon se shteti shqiptar me kryeministrin në ikje dhe një grup njerëzish që e drejtojnë nuk ekziston më. Sipas tij, kjo është një arsye më shumë pse më 25 prill do të votohet për opozitën.
“Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më. Kjo është një arsye më shumë se pse me 25 Prill përmasat e bashkimit do të tejkalojnë ato të mbështetësve tradicionalë të opozitës apo të shqiptarëve që janë të etur për ndryshim, por do të përfshijnë shumë socialistë.’’ tha Basha.