Basha: Përsa kohë që drejton Rama, Shqipëria do të zbrazet. Është koha për të reaguar!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas raportit të publikuar ku Shqipëria mbante vendin e parë për aplikimet për azil, duke kaluar edhe vendet e Lindjes së Mesme.

Basha shkruan në një postim në Twitter se, për sa kohë që vendin do ta drejtojë Edi Rama, Shqipëria do të zbrazet.

“Sa kohë ky njeri drejton Shqipërinë, aq kohë shqiptarët do zbrazin vendin e të parëve. Keqqeverisja e këtij KM që vret shpresat e qytetarëve, është arsyeja për këtë rekord botëror të zi në emigracion. Është koha për të reaguar. Zbrazja e Shqipërisë është akt tradhëtie kombëtare!”, shkruan Basha në një postim në Twitter.

Artikulli paraprakCoronavirusi, izolohet ish-futbollisti i Juventusit dhe Liverpoolit
Artikulli tjetërMeta konferencë të jashtëzakonshme për mediat: TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga…