Basha përshëndet vendimin për heqjen e vizave: Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Basha shkuan në një postim në rrjetet sociale se, votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën.
“Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”, shkruan Basha.

VIZA

Exit mobile version