Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zbuluar sot se opozita shqiptare e ka bërë planin për nxjerrjen ne Shqipërisë nga kriza në të cilën ndodhet.
Duke folur për gazetarët nga selia blu, Basha është shprehur se, planin opozita ja ka dhënë Edi Ramës dhe njerëzve të tij.
“Nëse nuk është i zoti ta zbatojë, të hapë krahun dhe të ikë”, tha Basha.
Bëhet fjalë për planin me 5 pika për reformën zgjedhore që opozita e ka përgatitur dhe e ka bërë publik.
“Ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza, për reformën zgjedhore. Ja kemi dorëzuar Edi Ramës dhe njerëzve të tij.
Të marrë e ta zbatojë, nëse nuk është i zoti ta zbatojë, të hapë krahun dhe të ikë”, u shpreh në prononcimin e shkurtër kreu i PD, Basha.