Basha: Po dëmtoni prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh

Basha: Po dëmtoni prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare

Kjo nuk është ceshtje buxheti, por mentaliteti.
Dhe mentaliteti juaj, duket edhe njëherë në këtë buxhet, që përvec taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbrojtur status quo-në dhe interesat e një pakice, që pengon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare.
Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po aq të mëdha.
Që ju nuk i jepni dot.
Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend.

Exit mobile version