Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi në emisionin “360 gradë” se, figura e Sandër Lleshit është e papërshtatshme për postin e ministrit të Brendshëm. Sipas tij, një njeri që falënderon Tahirin dhe Xhafajn publikisht tregon se ka vetëm një qëllim, të mbyllë dosjet e Edi Ramës.
‘Sandër Lleshi ende pa marrë detyrën doli dhe falenderoi në televizion Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, kjo tregon se ai do të vijojë të njëjtën rrugë. Si ka mundësi që ky nuk doli njëherë kundër kryeministrit për drogën dhe krimin. Arben Meron e kam patur unë këshilltar. Unë e kam marrë nga bota akademike, dhe ai ka dalë kundër meje. Një njeri që del dhe thotë bravo Tahiri, bravo Xhafa tregon se nuk jep asnjë garanci’, tha Basha.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Artur Zhejit në emisionin “360 gradë”, se nga buron “mallkimi” i ministrave të Brendshëm të të majtëve, Basha u shpreh:
“E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.
Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re.
Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm”.
Sipas tij, “Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politik është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar”.
Basha u shpreh më tej se, dërgimi i një vartësi në krye të Ministrisë së Brendshme që nuk mbahet mend të ketë mbajtur një qëndrim për fikjen e radarëve, apo një qëndrim për kupolën e policisë, gjysma e së cilës tashmë është në kërkim, nuk do mend që nuk do të bëjë asgjë. S’ka thënë asgjë kur vendi është zhytur në krim dhe drogë.
Më tej ai u shpreh: “Dijeni se ajo që kam paralajmëruar unë deri më tani ka dalë. Ndaj, ajo që po paralajmëroj sot është se emrërimi apo jo i Sandër Lleshit, tregon kapjen në mënyrë të plotë të Ministrisë së Brendshme, dhe është në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndërhyrje për kapjen e shtetit nga Edi Rama”.
Basha: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka sjellë rënien e shtetit ligjor!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo është një nga arsyet që ai po vepron dhe bën si të dojë.
Sipas tij ligji për Teatrin, apo prishja e shtëpive tek Astiri, tregojnë se shteti ligjor në këtë vend ka rënë. Ai tha se ky dimension i krizës institucionale është shpalosur qartë edhe në raportin mes presidentit dhe kryeministrit.
Pjesë nga intervista në 360-gradë
Basha: Kemi të bëjmë me një problem institucional që është një problem që i takon një institucioni, dhe të tjerat janë spekulime, dhe ky institucion është Gjykata Kushtetuese. është ajo që vendos për intepretimin e Kushtetutës dhe qëndrimin e institucioneve kushtetuese, kryeministrit, presidentit dhe institucioneve të tjera, por ajo që është zbuluar në këtë episode 1 javor para syve të indiferentëve dhe atyre që nuk kanë dashur ta shohin këtë realitet, është dimensioni institucional i krizës së shumëfishtë që ka vendi dhe po përjetojnë shqiptarët. ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Vendi ka një vit që nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
-Pyetje: Keni edhe ju një dorë tek kjo?
Basha: Aboslutisht jo. Prej fillimit kemi kërkuar dhe PD ka insistuar që Gjykata Kushtetuese nuk mund të asgjësohet. Procesi i vetingut duhet të ecë përpara por Gjykata Kushtetuese i këtij vendi smund të asgjësohet. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese është një vend që qeveriset në paligjshmëri të plotë dhe dikush mund të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit, i cili është një situatë kur një grusht njerëzish marrin pushtet që nuk i takojnë. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, pushtetet që ka Gjykata Kushtetuese, pra kur vendos nëse një akt i qeverisë apo parlamentit janë të drejta apo jo, këto veprime nëse nuk gjykohet dot nga gjykata do të thotë se ky pushtet absorvohet nga qeveria. Këtë e shohim të ndodhë ditë për ditë që nga ligji për Teatrin që është antikushtetues e deri tek veprimet që ndodhin si me rastin e banorëve të Astirit ku po kërcënohen me shkatërrimin e shtëpive pa asnjë ligj dhe pa asnjë copë letër. Sepse në këtë vend ka pushuar se ekzistuar shteti ligjor.
Pra dimensioni institucional i krizës është shpalosur qartë edhe me rastin e konfliktit President-Kryeministër.