Basha: Po përgatisim draft për dërgimin e aktit të djeshëm për mbylljen e listave në Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se votimi i djeshëm në Kuvend për mbylljen e listave do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratën për mediat, Basha u shpreh se ekipi i juristëve në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese vlerëson anti-Kushtetushmërinë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Pyetje: Zoti Basha, ju më herët në argumentet tuaja që keni paraqitur për ndryshimet që u propozuan dhe u miratuan mbrëmjen e djeshme, keni thënë se Gjykata Kushtetuese i ka hapur listat tashmë. Dhe rrejedhimisht këto ndryshime janë si anti-Kushtetuese. Në këtë argument, do t’i dërgoni ju këto ndryshime në Gjykatën Kushtetuese?

Lulzim Basha: Po, faleminderit për pyetjen. Ju konfirmoj se ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese, po vlerëson anti-Kushtetushmërisë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kanë nisur përgatitjet.

Artikulli paraprak“Rama dhe Berisha duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç e kanë bërë atë nga maja e pushteti të tyre”, Basha: Janë trembur nga skeletet në dollapet e pushtetit të tyre. Ndëshkojni me votë
Artikulli tjetërLulzim Basha shkakton termet tek Rilindja!