Nga Dimali, kreu i PD, Basha, foli edhe për sfidat që kaloi PD gjatë kësaj kohe, duke u shprehur se kjo parti politike ka arsye për ta mbajtur kokën lart, sepse nuk vepron dhe funksionon as si kult as si klan, por si parti politike bashkëkohore.
Basha: “Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan. Por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”