Basha: Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje, tani mbetet vetëm…

“Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europia”, ky është mesazhi që Basha ka dhënë për protestën e 16 Shkurtit gjatë një takimi me qytetarët. Shterimi i të gjitha mjeteve për zgjidhje nënkupton se e vetmja gjuhë që njeh Rama është ajo e protestave të forta të qytetarëve.
Deklarata e Bashës
. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ne, Partia Demokratike, kemi dalë përballë betejave, duke pasur mbështetjen e qytetarëve edhe të të majtëve, për dekriminalizimin, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën tonë antimafia, për oligarkinë. Që t’jua marrim lekët kudo që t’i kenë, t’ua marrim paratë që ua kanë marrë shqiptarëve dhe t’ua kthejmë shqiptarëve. Ju e keni parë që të gjitha këto beteja politike kanë ndeshur në murin e mohimit nga Edi Rama dhe nga banda me të cilën sundon shqiptarët. Ne i kuptojmë shumë mirë prioritetet e vendit dhe kemi zgjidhje konkrete për vendin. Kemi zgjidhje për ekonominë që sot është në kolaps për shkak të një njeriu që vjedh brenda një ditë 4 milionë euro nga pasuria publike. Kemi zgjidhje për papunësinë që është plaga më e madhe e familjeve. Nuk kërkojnë mëshirë, nuk kërkojnë lëmoshë. Janë katandisur në këtë ditë, shumë prej këtyre familjeve që nuk marrin ndihmë sociale, sepse nuk ka punë, jo sepse nuk duan të punojnë. Ne kemi zgjidhje për ti dhënë fund papunësisë, për të hapur vende pune me paga dinjitoze. Ne kemi zgjidhje për shëndetësinë që është në kolapsin e vetë më të keq, nga njëra anë sepse lekët e shëndetësisë i marrin 3-4 oligarkë, dhe nga ana tjetër sepse infermierët dhe mjekët po largohen nga Shqipëria. Por këto zgjidhje nuk mund të zbatohen pa marrë një zgjidhje të madhe për problemin që ka Shqipëria. Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur këtë. Prandaj sot kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj që me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini e të marshoni më 16 shkurt në Tiranë.

Exit mobile version