Kreu i Partisë Demokratile-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili pas 12 vitesh ne qeveri, vijon të remtojë ujë për qytetarët.
Në një video të postuar në facebook, Basha shkruan se Rama nuk e bëri dot gjatë tre mandateve, sepse prioritet ishin koncesionet klienteliste, inceneratorët, 5D-të dhe gjëmat e panumërta korruptive.
Postimi i plotë i Bashës:
Për të qarë e për të qeshur, viti 2025, flet akoma për ujin 24h.
Nuk e bëri dot mandatin e parë, as të dytin dhe as të tretin, sepse prioritet ishin koncesionet klienteliste, inceneratorët, 5D-të dhe gjëmat e panumërta korruptive.
Do vazhdoni me mashtrimet e tij , apo do zgjidhni ndryshimin️?
Shqipëria meriton më shumë