Basha poston videon: Në çdo takim me qytetarët tanë të mrekullueshëm marr energji për të vazhduar të punoj për Shqipërinë!

Qytetarët tanë meritojnë më shumë!

BASHKËBISEDIMI I PLOTË I KRYETARIT BASHA ME ZONJËN NË NJË NGA RRUGËT E KRYEQYTETIT:

Lulzim Basha: Si je?

Zonja: Të past plaka ty! Kur do mbaron hallet e shqiptarëve bir?

Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.

Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.

Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.

Zonja: O shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.

Zonja: Të marsha nëna të ligat!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.

Lulzim Basha: E di!

Zonja: Jetoj vetëm.

Lulzim Basha: E di, ditë të bardh s’keni parë.

Goca: Një njeri, me një pension është.

Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.

Zonja: Ah shpirt i nënës.

Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.

Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.

Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.

Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.

Goca: Turp e faqja e zezë.

Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.

Zonja: Për hallexhinjtë jo.

Goca: Sa herë del, Basha kështu Basha ashtu. Nuk sheh ato që nuk bën një gjë për 8 vite.

Lulzim Basha: 23 vite në pushtet, 8 vite kryeministër, edhe dy muajt e fundit u kujtua.

Goca: Tani do bëj rrugë, do bëj punë, do bëj…

Lulzim Basha: Më 25 prill të gjithë bashkë.

Zonja: Mos e diskuto! Qofsh mirë!

Lulzim Basha: Faleminderit!

Goca: Mbarë ishallah!

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra!

Exit mobile version