Basha pret nënkampionin e botës në karate

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Bekim Bashën, fituesin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë.
Zoti Basha ka vlerësuar vullnetin e hekurt të 17-vjeçarit Bekim Basha, përmes të cilit ia ka dalë të përmbushë qëllimin e tij dhe të ngrejë flamurin shqiptar mes 54 shteteve të botës që morën pjesë në kupën e botës zhvilluar në Kroaci.
Zoti Basha ka shprehur domosdoshmërinë e mbështetjes së talenteve të sportit si Bekimi, të cilët ndonëse jashtë vëmendjes mediatike dhe të qeverisë kanë shkëlqyer në kompeticione ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar e duke u nderuar me medalje.
Mbështetja e tyre financiare, krijimi i kushteve për stërvitjen e tyre do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, pasi qeveria nuk mund të investohet vetëm për të përfituar nga suksesi i sportistëve tanë, theksoi zoti Basha.

Artikulli paraprakFermerët e Beratit në protestë, janë përmbytur tre herë, asnjë qindarkë dëmshpërblim nga qeveria
Artikulli tjetërRama sfidon drejtuesen e “Top Channel”