Basha prezanton një tjetër grafik: Shqipëria, midis Kazakistanit dhe Afganistanit për respektimin e ligjit

Basha prezanton një tjetër grafik/ Shqipëria, midis Kazakistanit dhe Afganistanit për respektimin e ligjit. Qeveria e Ramës mbetet në klas si derri maç

Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin
Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm.

Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku.

Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.

Artikulli paraprakShqipëria e 105-ta në botë për shkak të korrupsionit, Basha-Ramës. Mund të të pranojnë në Unionin Afrikan, në Bruksel jo!
Artikulli tjetërBasha: Taksa e ryshfetit u kushton bizneseve shqiptare rreth 550 milionë euro në vit