Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në Milot, ku po merr pjesë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Janë të shumtë qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të bllokuar një nga akset rrugere të veriut, për të treguar pakënaqësitë ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është pritur me ovacione të shumta nga qytetarët, ndërkohë që nuk kanë munguar thirrjet kundërshtuese ndaj qeverisë ‘Rama Ik, Rama Ik’.
LIVE – Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë që kemi përballë do të shembet nga themelet! #ShqiperiaSiEuropa
Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 25. April 2019