Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në Milot, ku po merr pjesë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Janë të shumtë qytetarët që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të bllokuar një nga akset rrugere të veriut, për të treguar pakënaqësitë ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është pritur me ovacione të shumta nga qytetarët, ndërkohë që nuk kanë munguar thirrjet kundërshtuese ndaj qeverisë ‘Rama Ik, Rama Ik’.