Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Gjermani ku ka zhvilluar takime të shumta me personalitete të politikës dhe biznesit.
Ai ka zhvilluar edhe një takim në Ambasadën e Vatikanit në Berlin. Këtë njoftim Basha e ka bërë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i kryetarit Basha
Mirënjohje dhe falenderime për pritjen në Ambasadën e Vatikanit në Berlin nga Nunci Apostolik Mons. Dr. Nikola ETEROVIĆ, në një takim dhe bashkëbisedim shumë miqësor.