Kryetari i PD, Lulzim Basha doli sot në mesditë në një deklaratë për mediat, ku pasi ka bërë publike dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili ka bërë regjistrimet e skandalit ‘Xhafaj’.
“Kjo është e vërteta, jo gënjeshtrat e Fatmir Xhafajt as mashtrimet kriminale të Ramës. Ai gënjeu edhe dje paciptësisht se ekspertizën ia bëri në Surrel dhe i ka dalë false. Kur gazetarët ia kërkuan se në cilën agjenci ia ka bërë analizën, ai heshti. Ai është pjesë e këtij komploti për të mbuluar këtë histori. Agron Xhafaj është bosi i drogës në Vlorë, ndaj ai u përcoll në fshehtësi të plotë dhe me urgjencë që prokuroria të thotë ne nuk e kapim dot”, tha Basha.
Mes të tjerash Basha ftoi qytetarët shqiptare, të majtë dhe të djathtë që t’i bashkohen protestës së të shtunës më 26 maj për një qeveri të re antikrim.
“Dua të shpreh mirënjohje për gazetarë kurajoz, si Jetimir Olldashi, apo Ambrozia Meta, apo çdo gazetar tjetër, që ka vendosur përkundër presioneve, shpalosin të vërtetën tronditëse. Në 26 maj, të shtunën në orën 11:00 ju ftojmë ju të gjithëve, demokratë e socialistë, të bashkoheni në protestën kombëtarë për të çliruar Shqipërinë nga krimi dhe tirania, e bërë njih me krimin. Për të ç’bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë që ka vetëm një pengesë; kapjen e krimit. Ju fton të gjithëve të shtunë që të bashkohemi në protestën kombëtare për t’i dhënë mesazhin Europës se Shqipëria do të bëjë gjithçka që vendi t’i hapet rrugë përmes çlirimit nga kjo qeveri. Që nga qytetari më i thjesht, deri tek politikani më i pushtetshëm; të barabartë para ligjit. Pa zgjidhur këtë Shqipëria nuk ka shpresë t’i hapet rrugë Europës. Ndaj më lejoni tua përsëris edhe njëherë duke cituar siç citoi dje një mik amerikan fjalët e një personalitet amerikan, Robert Kennedy; e ardhmja nuk dhurohet, ajo nuk dhurohet. E nesërmja varet nga veprimi apo mos veprimi ynë. Ju ftonj të shtunë në protestën kombëtare”, tha Basha.