Basha me protestuesit në Vorë: Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ulur në kryqëzimin e Vorës sëbashku me protestuesit e tjerë në kuadrin e mosbindjes civile, dha arsyet pse po protestohet fort dhe sesi do të avancojë aksioni opozitar.
“Rama e ka kapur drejtësinë, tha Basha. Ka bërë shtetrrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, kursë Tahirin, Sotën, Balilin etj i ka të gjithë në liri. Shikoni shtëpinë e Tahirit e të këtyre dhe të kuksianëve. Drejtësia e Ramës është drejtësia që fut në burg popullin dhe le të lirë kriminelët!
I pyetur nga mediat, “a do t’i digjni mandatet për të qënë në krah të qytetarëve”, Basha tha se “të gjithë alternativat janë të hapura” dhe se do të veprohet hap pas hapi.
Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar sot nga Bradasheshi i Elbasanit, ku po drejton protestën e opozitës, se nuk kanë dalë për të bllokuar rrugët, por për të bllokuar rrugën e drogës së një vendi që po aspiron Bashkimin Europian. Po ashtu, Kryemadhi ka fshikulluar ashpër mediat që nuk pasyqrojnë problemet kryesore të shqiptarëve, problemet themelore që ngrihen në Kuvend kundër taksave, kundër varfërisë.

“Sot ne kemi dalë për të sensibilizuar kryeministrin e drogës që duhet të tërhiqet nga taksa e rrugës së kombit, nga tvsh-ja për bizneset e vogla, nga heqja e skemës ekonomike të familjeve të varfra e nga çdo gllabërim që i bëhet shqiptarëve. Ne sot s’kemi dalë të bllokojmë rrugën por rrugën e drogës së vendit që synon Bashkimin Evropian.”E pyetur nga gazetët pse nuk e bënë këtë pëprjekje kundër taksave në parlament, Kryemadhi deklaroi: “Besoj se ka një problem me memorien e medieve shqiotare; ju keni harruar amendametet që ne paraqitëm si LSI e PD, një numër i pafund që kishin të bënin me buxhetin e shtetit dhe shumë çështje të tjera kur paratë e shqiptarëve shkojnë në xhepat e koncensionarëve; kur paratë e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit shkojnë për atë “çek-apin” e famshëm dhe kjo ka qënë një nga protesta që ka bërë opozita në parlament. Unë ju sugjeroj t’u ktheheni seancave parlamentare të dhjetorit. Por teatri që bën Rama në parlamentin e marionetave të kombit me batutat e tij për kazanin, tutat, tepsinë, atletet – dhe jo ato kur flitet për uljen e taksave amendamentet që u paraqitën nga opozita – ju nuk i paraqitët, se ato dikutohen në mes të natës, ju nuk i paraqisni. Edhe RTSH kur e ka në detyrë t’i paraqesë ato, s’e bën. Pra ne kemi uzurpim jo vetëm të ekonomisë por edhe të medias, të gjithë hapësirës informative shqiptare; pra është instaluar diktatura e krimit e drogës.”

Artikulli paraprakMosbindja civile, protestuesit bllokojnë akset rrugore në Vorë, Milot, Bradashesh dhe Çermë
Artikulli tjetërRama lëshon falangat e krimit ndaj qytetarëve, policë të veshur civilë provojkojnë protestuesit në Milot