Lideri i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Parlamenti se, protesta është parlamenti i vërtetë i popullit, pasi ai që është atje (pas shpinës së tij), është një bandë e trafikut të drogës.
Pjesë nga fjala e Bashës
Mirë se keni ardhur në Parlamentin e vetëm që njoh unë, në Parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim. Përballë nesh dhe pas rradhëve të Policisë ndodhet banda më famëkeqe e hajdutëve që ka njohur ndonjeherë nga Europa, e kryesuar nga maduro i ballkanit, Edi Rama dhe skoda e tij kriminale. Për 6 vite me rradhë kjo bandë vodhi dhe varfëroi shqiptarët.
I gjobiti dhe iu rriti çmimet e kostos bazë të jetës. Rriti taksat dhe energjinë dhe çoi drejt vetvrasjes dhjetra familjarë që nuk paguanin dot faturat e dritave. Shkatroi mijëra biznese dhe i nxori njerëzit drejt rrugës. Shkatërroi dhe mbylli qindra shkolla dhe detyroi vogëlushët për të shkuar drejt klasave të pangrohura. Ky është njeriu që u bë simbol i krizës ekonomike, varfërise dhe mungesës së shpresës.
Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë propaganda e shpifur që e bëntë përdhunuesin hero dhe narkotrafikantin e bëri kryebashkiak, duke shkel ditë pas dite besimin e shqiptarëve tëk demokracia. Por, njësoj sa mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës as mund të zgjatet edhe kufoma politike e Edi Ramës. E di që kenië ardhur për ti dhënë fund regjimit të Ramës, dhe për ta përcjellë drejt azilit ose burgut Maduron e Ballkanit. Në këtë protestë janë bashkuar hallet e shqitarëve por sot nga ky shesh ju them se nuk janë bashkuar vec hallet por edhe zgjidhjet për të ardhmen që po vjen.
Studentëve shqiptarë, dritës së syrit yë demokracisë dhe themelues të Partisë Demokratike, dua t’ju them sot se ai që ju mashtroi, ai që përbuzi lëvizjen tuaj fisnike është tashëm i larguar sepse PD dhe opozita e bashkuar do ti zgjidhi problemet tuaja dhe një ditë e re e universiteteve dhe arsimit europian po gëlon për ju. Studnetët dhe rinisë shqiptare që jeni në ballë të protestës, rezistencës dhe fitores. Rama Ik!
Nuk ka gardh dhe tel me gjemba që e mban vrullin popullor për ndryshim dhe dnryshimi ka nisur, ai nuk do të kthehet mbrapsht. Rama Ik!