Kryetari i PD, Basha foli në Kuvend edhe për taksën Rama mbi karburantin. Basha tha se, Tirja e ekonomisë nuk e përmendi taksën Rama mbi karburantin, të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH.
Replika e Bashës në Kuvend
Tiret, jo të sanatoriumit, por të ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati, se ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën e bukës në fyt atyre që e kanë akoma, ndërsa kryetari i opozitës doli pasdite me një plan. E i ra rreth e qark planit. Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën Rama mbi karburantin, të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH.
240 lekë të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi. Por, siç u thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjen që është arsyeja e varfërisë.
2 miliard euro, sa paketa mund të bëheshin për të ndihmuar të varfrit. Jo, janë bërë koncensione, PPP-ra.
120 milion euro që për luftën e tij personale me Beketin, tani do t’ua marr shqiptarëve. Janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma që dha gjoja për ndihmë në kohën e pandemisë. Një njeri i vetëm për shkak të luftës së tij personale, një njeri i vetëm do të marrë më shumë para të paktën se sa u ka dhënë të gjithë shqiptarëve më ulët se Kosova, më ulët se Maqedonia e Veriut.
Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propagande t’i mohojë. Sa për shifrat e “Tireve” të ekonomisë, vërtet raporti i Bankës Botërore thotë që sot 30% janë në varfëri ekstreme, dhe ky thotë që përpara qenë 34%. Po atë që harron “Tirja” e ekonomisë, janë 500 mijë shqiptarë që ai dhe Tirja e Shqipërisë i përzunë me pahir nga vatrat e tyre në 8 vite të batërdisë dhe babëzisë së tyre që e quajnë qeverisje.