Basha: Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës, akt i ulët që na turpëron të gjithëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ngritur padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Basha e quan këtë padi një perversitet të shëmtuar anti-kombëtar. Kreu i PD, Basha shprehet se, ky akt i ulët meriton refuzim dhe revoltë legjitime.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja, Rey Manaj kalon te Barcelona!
Artikulli tjetërZbardhet dënimi me burg i kryebashkiakut të Ramës…