Basha publikon mesazhin e protestës: Asnjë hap pas!…

Kreu i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale, spotin e protestës që do të mbajë pasditen e sotme opozita në bulevardin “dëshmorët e Kombit”

“Asnjë hap pas”, është mesazhi që përcillet përmes videos, ndërsa opozita poi  përgjigjet me një tjetër protestës dhunës së policisë ndaj qytetarëve në mbrëmjen e së shtunës.

Protesta e së shtunës e thirrur nga opozita pati disa incidente, ndërsa policia përdori dhunën në disa raste ndaj qytetarëve.

Situata agravoi në zonën përreth Kuvendit të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhjetra qytetarë u përballën me dhunën e forcave speciale të policisë.

Mes personave që u dhunuan ishte edhe Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi.

Pas ngjarjeve të ndodhura, opozita e bashkuar vendosi zhvillimin e dy protestave, një ditën e djeshme para Drejtorisë së Policisë, ndërsa tjetra do të mbahet sot para Kryeministrisë.

Artikulli paraprakStrategjia e opozitës për protestën e sotme në orën 18:30
Artikulli tjetërRama është rëndë, dje u pa si Lymi i Tutit me kanaçen e jargëve në dorë!