Basha publikon mesazhin e qytetarit nga Korça: Nuk ka tamponë, spitalet si kazerma ushtrie!

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, sot denoncoi sërish mungesën e tamponëve në Shqiëpri duke publikuar edhe mesazhin e një qytetari nga Korça.

Qytetari ndodhet në spitalin infektiv të Korçës teksa thotë se, u kanë thënë që nuk ka më tampona.

Qytetari shkruan se, dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por i kanë pohuar se ka mundësi që ai tampon mos bëhet fare.

”Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës që zhvilluam bashkë.

Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk ka tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës komentoi deklaratën alarmante të ministres Manastirliu, e cila tha se, “nëse mbushen spitalet do të vendoset kush do kurohet e kush jo”.

Basha tha se kjo gjendje paniku që ka kapluar qytetarët dhe shëndetësinë ka vetëm një përgjegjës, Ramën, pasi ai “Kjo gjendja paniku e përgjithshme që kaplon qytetarët dhe shëndetësisën ka vetëm një përgjegjës. Ky ëhstë njeiu që paratë e shqiptarëve ia jep mafies së plehrave.

“Edi Rama dyfish përgjegjës për pasojat e tmerrshme të emergjencës, nuk kanë marrë asnjë masë.

Nuk kane mare asnje mase te vetme per ti dale perpara situates ndonese kane qene te paralajmeruar nga ekspertet dhe opozita.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë fajtor për fshehjen e qëllimshme të të vërtetës. Edi Rama vazhdon të injorojë thirrjet e OBSh për të shtuar numrin e testimeve.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë fajtor për fshehjen e qëllimshme të të vërtetës. Paratë nuk po kursehen për një projekt më të rëndësishëm, por për inceneratorët.

Qeveria, 13.7 milion euro për inceneratorët gjatë pandemisë. Edi Rama i ka paratë për të zbutur pasojat e pandemisë, por ka zgjedhje t’i ndajë me mafian e plehrave.

Ky prestigjator i lodhur do të vazhdojë të hapë çdo lloj debati të pavlerë për të shmangur përgjigjet për katastrofën shëndetësore.

Me 13.7 milion euro dhënë mafias së plehrave mund të kishte paguar bonusin 1000 euro për 13,700 biznese.

Ka zgjedhur t’i japë miliona euro mafies së plehrave në vend që të ndihmojë shqiptarët

Regjimi kriminal do të zgjedhë kush do të kurohet dhe kush jo sepse paratë për sistemin e shëndetësisë i kanë vjedhur”, u shpreh Basha.

Exit mobile version