Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përball Edi Ramën me mashtrimet e tij për legalizimet, realitetin e banorëve tek Unaza e Re dhe talljet e Edi Ramës me shqiptarët e mashtruar prej tij.
Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Kryeministri Edi Rama shfaqet me deklaratën e tij më të njohur gjatë dhe pas zgjedhjeve se ‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen, edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, se janë investime të bëra me gjak.’
Në video janë edhe banorë të Unazës së Re, që tregojnë se i kanë ndërtuar shtëpitë me djersë e gjak nga puna në emigracion dhe tani po kërkojnë t’ua shembin me një kryq që u kanë vënë në derë. Video shoqërohet me të qeshurën tallëse të Edi Ramës, kur pyetet për prishjen e shtëpive të banorëve të Unazës së Re.
Statusi i plotë i Kryetarit të PD, Lulzim Basha:
‘Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët.
Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve’.
Edi Rama erdhi në pushtet me votat që vodhi me krimin dhe votat që ju mori njerëzve të ndershëm duke i mashtruar për zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Sa u ul në karriken e pushtetit u ktheu shpinën dhe i tradhtoi qytetarët. Filloi të vjedhë si i pangopur Shqipërinë dhe shqiptarët për të mbushur xhepat e tij. Ata që ngrenë zërin kundër vjedhjeve të tij i shan, i dhunon dhe i burgos. Për karrike dhe pushtet ai nuk pyet për asgjë. Ai ndalet vetëm duke e larguar nga pushteti, për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve.
Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 27. November 2018