Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e Global Talent Competitiveness Index për vitin 2020 e cila ka në vëmendje të rinjtë dhe aftësinë e vendeve për të konkurruar me talent.
Sipas tij, ky është raporti i 10-të që evidenton korrupsionin e qeverisë pasi të rinjtë dhe të shkolluarit po zbarzin vendin prej papunësisë, varfësirë dhe korrupsionit më të lartë në Europë.
Raporti Global Talent Competitiveness Index është i dhjeti studim që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare.
“Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsionin më të lartë në Ballkan, dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. @pdshqiperi kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca”, shkruan Basha në reagimin e tij.
“Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë”, shkruan më tej kreu i PD, Basha.