Basha publikon videon ku tregohet me fakte se në Shqipëri nuk ka punë

Kryetari i PD, Lulzim Basha tregon me fakte se në Shqipëri nuk ka punë. Me anë të një videolajmi ai ka publikuar shifrat zyrtare të familjeve që marrin ndihmë ekonomike, të përjashtuarve nga ndihma dhe vendet e punës që ofrojne zyrat e punës.
“Të dhënat për vendet e punës janë marrë pasditen e 19 marsit në uebsiten e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, i promovuar nga qeveria si vendi ku njerëzit duhet të kërkojnë për vende pune”, shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.
Më tej Basha shkruan se, “kryeministri Rama tha dje se do të përjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se pune nuk ka”.
Shifrat:
50 655 me ndihmë ekonomike
28836 të përjashtuar
454 vende të lira pune

Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë

Posted by Lulzim Basha on Dienstag, 20. März 2018

Artikulli paraprakRrëfehet Messi: Ky është gabimi që kam bërë për vite me radhë
Artikulli tjetërTrump kërkon një njeri të besuar të tij si zëvendësues të Lu në Tiranë