Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një video me thirrjen: T’i japim fund tentativave të Serbisë për të fshehur të vërtetën historike.
Mesazhi i kryetarit Basha
Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit.
Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës. #LiriaKaEmer
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/3386558908130573