Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave që dha para mediave kryeministri Edi Rama lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e rendit në vend dhe skandalit me Policinë, ku është përfshirë kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Basha shkruan një postim në Twitter se, Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Reagimi i plotë i kryetarit Basha
Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!