Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se, Europa e ka refuzuar Edi Ramën, e jo Shqipërinë. Basha u shpreh se, duhet Qeveri e re nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lideri i opozitës tha më tej se, asnjë kusht për Maqedoninë, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare’.
“Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan t’i bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendjeje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave.
Për këtë u artikuluan disa kushte që tregonin se Shqipëria me këtë qeveri ka bërë hapa pas nga viti në vit.
Krimi, ndëshkimi i grabitësve të votës, vënia pa drejtësisë e të inkriminuarve janë kërkesa të panegociueshme. Këto nuk janë probleme të BE siç deklaron propaganda e kryeministrit, por probleme të qeverisë së tij. Krejt ndryshe paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut.
Asnjë kusht për këtë shtet, megjithatë kryeministria Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë deklaratës së tij për mediat”, u shpreh Basha.