Basha: Qeveria e Ramës më antipopullorja. Refuzimin e 85% të shqiptarëve ta kthejmë në maxhorancë kombëtare për ndryshim

Lideri i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi në Vlorë një takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës “për t’u siguruar shqiptarëve ndryshimin e madh, që ata presin dhe meritojnë”, siç u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit”, tha Basha.

Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.

Lideri i opozitës tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada. Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët  e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Lideri i opozitës tha se, të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”, tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.

5 4

Exit mobile version