Nga Korça në takimin me të rinjtë, kreu i PD, Lulzim Basha u ka premtuar studentëve se do t’ua kthejë atyre paratë që Rama sot ua çon oligarkëve.
Ndërsa Kreu i Sindikatës së Arsimit në Korçë ka denoncuar gjendjen e arsimit duke i kërkuar kreut të PD-së që të ndërhyjë në arsim, të rrisin rrogat dhe të kthejnë mësuesit e vërtetë jo militantë
“120 milion euro jepen për konçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim. Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë
Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave.
Shqipëria e ka mundësinë për 100 për qind për tarifën e studentit. Po kjo qeveri zgjedh tua japë këto para 12 oligarkëve, 6 se aq kanë mbetur, dhe këtë rini ta lejnë në mëshirë të fatit. Por kjo ka vlerë nëse do të kemi arsim parauniversitar cilësor”, tha Basha.