Basha: Qeveria nuk ka plan për hapjen! Nuk ka plan as për shëndetësinë, as për ekonominë!

Lulzim Basha: Qeveria ishte pa plan, është pa plan dhe këtë e shohim si në aspektin shëndetësor dhe në aspektin ekonomik.

Pyetje: Çdo me thënë është pa plan z.Basha?

Lulzim Basha: Ju e dini se çfarë plani ka për 3-4 javët e ardhshme se si do të shkojmë drejt hapjes graduale?

Pyetje: Unë e di që kryeministri ka hedhur një plan, i cili është zbatuar edhe në vende si Spanja dhe Italia, karantinë e plotë, ndalimi i lëvizjes edhe pse i vështirë sepse të izolosh njerëzit , të reduktosh liritë e tyre nuk është kaq e thjeshtë, por ndoshta edhe për arsye të frikës, për arsye të fenomenit global.

Lulzim Basha: Cili është plani i daljes po flasim?

Pyetje: Një hapje e ngadalshme…

Lulzim Basha: Çfarë do me thënë hapja e ngadalshme?! Tju them unë se çfarë është plani I daljes. Plani i daljes është se nuk ka plan për një arsye të thjeshtë, sepse kur nuk ke testime, kur nuk e di sesa të përhapur ke virusin e ke shumë të vështirë. Tani ka disa zona nëpër Shqipëri që raportohen për fat të mirë që nuk ka infeksione dhe janë deklaruar zona të gjelbra, ka zona të tjera që ka infeksione dhe janë deklaruar zona të kuqe. Ndërkohë me këtë numër testimesh ne ke shumë të vështirë ta besojmë apo ta kuptojmë se këto zona të gjelbra janë vërtetë zona të gjelbra, psh. Kruja ishte një zonë e gjelbër deri përpara se të plaste bomba e fasonëvë që ne e kishim paralajmëruar prej ditës së parë.

Pyetje: Po, kjo është e vërtetë e kishit folur për këtë çështje.

Lulzim Basha: E pra, brenda 3 ditëve këta vendosën që brenda kësaj studioje të mos jenë më shumë se dy persona, ja pra ku jemi dy persona se nuk lejohen të tjerë, ndërkohë që në një fasoneri me hapësirë sa kjo punojnë 200 gra. Brenda 3 ditësh një bashki e tërë u kthye nga një zonë e gjelbër në një zonë të kuqe.

Pyetje: Po por z.Basha edhe Italia i mbajti fasonët vetëm se mori masa strikte me mënyrën e izolimit dhe të desinfektimit?

Lulzim Basha: Nuk ka krahasim Italia me Shqipërinë sepse fasonët, i gjithë biznesi italian mori një paketë ndihmëse e cila nuk krahasohet me Shqipërinë. Ndërsa këtu fasonëve iu tha diçka tjetër, ju jeni protokoll i kuq, për të cilët kostot e fasonëve shtoheshin, bëhej absolutisht e pamundur. Masa qesharake, Blendi. U thuhej “duhet të dezinfektoheni dy herë në ditë”, ndërkohë që protokolli kërkon që pas një kohe dezinfektimi nuk mund të punosh. U kërkohej që mbi 50 punëtorë duhet të kishe mjekun, mbi 70 mijë punonjës të kishin mjekë. Pra, ishin qartësisht masa të parealizueshme nga ana e fasonëve.

Pyetje: Nuk them vetëm per fasonët por nga kjo situatë kemi kuptuar që duhet mjeku i punës që duhet ta ketë çdo qendër pune, z.Basha. Këto janë masa që duhet ti kishin marrë edhe ata vetë.

Lulzim Basha: Pa diskutim duhet t’i kishin marrë në një shtet normal, por në një shtet ku u merr 12 milionë euro në muaj fasonëve, ka 12 vjet që iu merr 12 milionë euro në muaj dhe tani kur ata kanë nevojë të mbanin njerëzit në punë, se ne këtë kërkuam pasi ato para nuk do të shkonin për pronarët e fasonerive, nuk do të shkonin për administratorët, do të shkonin për 70 mijë gra dhe vajza shumica që paguhen me pagë minimale. 15 milionë euro ishte fatura, do të shmangte edhe bumin e infektimeve që nisi në Shkodër e Krujë dhe vazhdon në Kamzë dhe zinxhirin e kostove.

Exit mobile version