Basha-qeverisë: Hapni thesarin dhe vendoseni në shërbim të qytetarëve

Nis konferemca e Kryetarit të opozitës. Falenderoj gazetarët që respektojnë protokollin e sigurisë dhe janë pajisur me maska mbrojtëse. Humbja e jetës së të moshuarës është një lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat ëhstë trajtuar.

Duhet të rrisim të gjithë kujdesin. Kjo është thirrja ime e parë për çdo bashkëqytetar. Këshilla ime për personelin mjekësor është të ndiqet me rigorozitet protokolli i masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe apartirat e nevojshme për stafet mjekësore. Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit.

Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë usd nuk mjaftonë. Aktet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidhin situatën.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD, lideri i opozitës Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të shtojë fondet në luftën kundër Koronavirusit.

Sipas tij, në disa reparte të urgjencës ka mjetet e duhura, por kjo nuk ndodh në qendrat shëndetësore, ku nuk ka as mjete mbrojtëse për personelin mjekësor.

Artikulli paraprakMbi 5 mjekë në vetëkarantinë, morën virus nga pacientët se nuk kishin masa mbrojtëse
Artikulli tjetërBasha: Papërgjeshmëria në menaxhimin e situatës nuk mund të fshihet pas fytyrave të skaduara