Basha: Rama, Berisha dhe Meta për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit. Demokratët Euroatlatnikë e vetmja forcë që kanë një program konkret

Lulzim Basha kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se Demokratët Euroatlatnikë e vetmja forcë që kanë një program konkret dhe që partia në pushtet ka filluar ta kopjojë.

Basha më tej tha se ka një pakt të qartë mes Berishës dhe Ramës, ku pjesë e të cilit është fakti se Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha do të mbrojë interesat e veta.

Sipas tij, Berisha, Meta dhe Rama janë gati t’i vënë flakën vendit për interesin e tyre personal.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret.

Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi ti imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës.’- u shpreh Basha.

Meta s’ka pikë rëndësie nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit.

Artikulli paraprak“Grupimi i Berishës nuk i sjellin demokratët në pushtet”, Basha: Berisha e do për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe një grup njerëzish që duan të ruajnë karrigen e deputetit
Artikulli tjetër“Demokratët Euroatlantikë kanë ofertën politike”, Basha: Qytetarët ta kenë të qartë, voton Ramën mban Berishën, voton Berishën mban Ramën kryeministër