Basha: Rama-Doshi i vodhën zgjedhjet dhe po mbajnë peng ndryshimin që duan njerëzit. Të vendosur t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve!

Basha me demokratët e qarku të Gjirokastrës: Rama-Doshi i vodhën zgjedhjet dhe po mbajn peng ndryshimin që duan njerëzit. Të vendosur t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve!

TEPELENE

Gjëja e parë që dua t’ju them është mirënjohja nga shpirti për sakrificën e jashtëzakonshme të demokratëve të Tepelenës dhe demokratëve të Memaliajt në betejën e pabarabartë me një regjim që nuk la asnjë rregull loje pa shkelur, nuk la krim zgjedhor pa kryer me qëllim për të ndalur jo thjesht Partinë Demokratike, por shpresën e shqiptarëve për ndryshim.

Ndaj gjëja e parë dhe kryesoe që dua t’ju them si kryetar në detyre dhe si kandidat për kryetar që është e domosdoshme që nga kjo garë të dalim të bashkuar, detyrimin nuk ia kemi njëri-tjetrit, ia kemi ndaj Shqipërisë sepse misioni ynë dhe I shqiptarëve vazhdon. Nuk ka ndarje pas 25 prillit sepse ëndrra e tyre vazhdon. Është ndaluar përkohësisht me 25 prill, por 25 prilli nuk ka zgjidhur asgjë për ata përkundrazi i ka bërë më të rënda problemet. Të gjitha problemet që nga problemet e fermerëve e të papunëve e deri tek integrimi europian i vendit. Gjithçka, 25 prilli jo vetëm nuk e ka zgjidhur, por e ka bërë më të rëndë. Prandaj nuk i qesh buza se e di krimin që ka bërë, e di faturën që ke prek dhe tani do të bëjë gjithçka që ata që do tëp resin faturën të jenë sa më të përcarë dhe sa më të dobësuar. Ne fakt kemi dalë më të fuqishëm.

PERMET

Ne ofruam program, ne ofruam vizion, por ne ofruam po kështu qëndresë. Dhe ishte falë kësaj qëndrese që jemi sot këtu më të mëdhenj seç ishim, më të fortë seç ishim, ndonëse me revoltë dhe zemërim në zemrat tona për tjetërsimin e vullnetit dhe masakrën zgjedhore të 25 prillit. Është falë kësaj qëndrese dhe vetëm falë qëndresës tuaj plot sakrifica deri në vetëmohim të shumë djemve, e burrave e zonjave në këtë fushatë, se përndryshe edhe ky rezultat do të ishte një mrekulli e pamendueshme përballë asaj që kishim, një makinerie të paparë manipulimi, dhune dhe shitblerje të votës.

Por tani ndodhemi në një fazë e cila diktohet nga statuti, është vendosur nga institucionet e Partisë dhe padiskutim as nuk mund ti mbivendoset dhe as do të zëvendësojê analizën e plotë të asaj që ka ndodhur në raport me zgjedhjet e 25 prillit. Përkundrazi dje dhe gjatë ditës së sotme ka përfunduar raporti i plotë dhe po përkthehet për tu dërguar kudo si hapi i parë për të avancuar më tej në këtë betejë. Për mua objektivi kryesor nuk ka ndryshuar. Tërësia e betejave i pari.

Nga fillimi e deri me 25 prill ka patur një dhe vetëm një objektiv, t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve duke duke sjellë një demokraci funksionale, me insituticione funksionale dhe me një qeveri që u shërben atyre. Pra, beteja ka niaur për demokracine, jo thjesht për fitoren e një palë zgjedhjeve dhe pasiskutim do të vazhdojë për demokraci dhe bashkë me të do të komfirmojë atë që 25 prilli padrejtësisht e vodhi.

Artikulli paraprakBasha nga Gjirokastra: 25 prilli masakra më e madhe zgjedhore! Do luftojmë bashkë deri në fitore!
Artikulli tjetërKush është i riu që u plagos me armë në Tiranë