Basha: Rama ka mbaruar, opozita drejt një beteje dhe fitoreje të thellë

Kryetari i opozitës Basha deklaroi se ka një bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese për të gjurmuar paratë e korrupsionit dhe vjedhjeve të shqiptarëve të depozituara në konto bankare në parajsat fiskale. “Kemi një bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese të vendeve partnere në NATO për të gjyrmuar paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve me inceneratorët dhe për ti sekuestruar dhe kthyer këto para tek shqiptarët”, tha Basha.

I pyetur në lidhje me një deklaratë të Ramës se sondazhet e nxjerrin atë fitues, Basha u përgjigj se Rama që kontrollon të gjitha pushtetet i kishte të gjitha mundësitë që të bënte zgjedhje të parakohshme. “Rama ka mbaruar. Opozita është çdo ditë në betejë me këtë pushtete të korruptuar dhe do të fitojë thellë zgjedhjet e 25 prillit për ti hapur vendit një përsketivë të re dhe rikthyer shpresën”, tha Basha.

Artikulli paraprakA do të arrestohet Arben Ahmetaj?
Artikulli tjetërParalajmërimi i fortë i Bashës: Do t’ua nxjerrim nga hundët çdo qindarkë që ua kanë vjedhur shqiptarëve kudo që t’i kenë fshehur