Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhet sot në qarkun e Kukësit, në kuadrin e përgatitjes së protestës kombëtare të 16 Shkurtit. Dy qenë premtimet më të mëdha që Basha u bëri banorëve të këtij qarku në veçanti: heqja e taksës në rrugën e Kombit dhe rikthimin e universitetit. Basha theksoi se duke qënë se Rama tashmë është faktuar si kryeministër i paligjshëm, i mbetet vetëm një javë kohë për t’u larguar.
Plani i Ramës për të shkretuar Kukësin nuk do të ecë, theksoi Basha. “Një nga hapat kryesore do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, që bijtë dhe bijat tuaja të studiojnë këtu me kosto të ulët dhe të ngremë këtu një qëndër universitare. Ne gjermanët i kemi në krah dhe do të ndërtojmë modelin gjerman, që gjysmën e kohës të mësojë dhe gjysmën e kohës të bëjë stazh. Ne do të bëjmë që Kukësi të jetë qëndër universitare që të vijnë këtu edhe nga Prizreni…”.
Duke i mëshuar rëndësisë së protestës së 16 Shkurtit, kreu i opozitës tha: “Ju keni detyrimin për t’i dhënë vendit, zgjidhjen që politika nuk ia jep. Je kapur në flagrancë si kryeministër i paligjshëm. Duhet të largohesh nga ajo karrige. E ka mohuar dhe tani ka vetëm një javë kohë”.
Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari: a ka mundësi ta heqë Kukësin e t’ia çojë Kosovës?! Që të mos e kemi votën e kuksianëve!
Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre! Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush se çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, do ta zhbëjmë që në javët tona të para në pushtet, duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën! Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën”.