Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion dhe paralajmërimin që Rama u detyrua t’i jepte të zgjedhurve të tij, që të mos bëhen objekt i SPAK-ut.
“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që peshku qelbet nga koka”, shkruan Basha në një postim në Facebook.