Basha: Rama nuk e arreston dot gjithë popullin. Shqipëria e frikës do të bjerë, Shqipëria e shpresës do të fitojë

Edi Rama ka vënë bast për Shqipërinë e frikës, që ka ndërtuar keta 6 vjet për të mundur Shqipërinë e shpresës.

Që Shqipëria e frikës të qendrojë, duhet të arrestojë gjithë popullin.

Që Shqipëria e tiranisë të qëndrojë, duhet të diktojë votime moniste në 5700 kuti votimi, votime me një kandidat ose kandidat të diktuar nga krimi.

Që Shqipëria e frikës të qëndrojë, duhet të detyrojë të gjithë shqiptarët rë largohen nga shtëpitë e tyre.

Nuk do t’ia dalë kurrësesi.

Veçanërisht tani që shqiptarët janë zgjuar, janë bashkuar, janë vetëdijësuar dhe kanë vendosur ta çojnë betejën deri në fund.

Jam sonte këtu për të ndarë bindjen më të thellë se Shqipëria e frikës do të bjerë, dhe ajo që do të qendrojë do të jetë Shqipëria e shpresës, do të jetë Shqipëria e vlerave dhe parimeve europiane, do të jetë Shqipëria e zgjedhjeve të lira e të ndershme, do të jetë Shqipëria e lirisë për sipërmarrësit, Shqipëria e dinjitetit për studentët dhe pedagogët, do të jetë Shqipëria që nuk do t’i largojë, por do t’i mbajë mjekët dhe infermierët për t’u shërbyer pacientëve tanë, do të jetë Shqipëria e pensionistëve dinjitozë që, më në fund, do të kenë shpërblimin për një jetë të tërë në sakrificë.

Do të jetë Shqipëria e fermerwve që nuk i hedhin në kanal, por i shesin produktet e tyre, do të jetë Shqipëria e dhembshurisë për të pamundurit. Mbi të gjitha, do të jetë Shqipëria e ndërtuar mbi të njëjtat vlera që ndërtohet Britania e Madhe dhe demokracia e saj, e zgjedhjeve të lira, e balancimit dhe ndarjes së pushteteve, do të jetë Shqipëria e lirisë dhe demokracisë.

basha angli 1

Exit mobile version